Në Parlament, por jashtë grupit demokrat? Sali Berisha: Do hyj ashtu siç më kanë votuar. Nëse nuk ka prova, PD-ja të mos pranojë diktatin!

Aug 5, 2021 | 12:37
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e grupit parlamentar të PD-së në Parlamentin e ri.

Ish-kreu i selisë blu u shpreh se do të futet në Kuvend ashtu siç e kanë votuar qytetarët. Berisha tha se nuk kërkon nga PD-ja që të angazhohet në betejën e tij me sekretarin Blinken, por u shpreh se nëse nuk do të dalin prova demokratët nuk duhet të pranojnë diktatin.

Në Parlament unë do futëm ashtu siç më kanë votuar qytetarët. Çdo vendimi i cili në vend të transparencës zgjedh diktatin unë do ti kundërvihem, me një aleancë me çdo demokratë dhe shqiptarë, me një betejë kundër këtij vendimi. Unë kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD ka një detyrë të kërkojë fakte, prova, dokumenta. Në mungesë të tyre të mos pranojë kurrë diktatin. Diktati të çon të bari”, tha Berisha.

I pyetur nëse ka informacione për deputetë brenda grupit parlamentar demokrat që do të kërkojnë përjashtimin e tij, Berisha u shpreh: “Nuk kam asnjë informacion konkret. Mjet të vetëm kam të vërtetën”.

Ndërsa pyetjes nëse i druhet heqjes së mandatit nga KQZ, Berisha iu përgjigj: “Nuk i druhem aspak faktit. KQZ është e detyruar të zbatojë Kushtetutën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura