A është Berisha pro bashkëqeverisjes Rama-Basha? Ish-kreu i PD flet pas deklaratave të Yuri Kim për kompromis: Jam i bindur që…

Aug 5, 2021 | 13:06
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet nga gazetarët lidhur me qëndrimet e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila në një editorial të publikuar  te “Panorama”, kërkon kompromis mes Ramës dhe Bashës.

Bashke qeverisje Berisha

Berisha u shpreh kategorikisht kundër një bashkëqeverisjeje të mundshme Rama-Basha.  

Kategorikisht kundër. Do ishte drama më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve që opozita që është shpresë për përmbysjen e narko-shtetit të shndërrohet në levë të narko-shtetit. Jam i bindur që janë shumë të paktë, apo askush pro bashkëpunimit. Por bashkëpunimi që iu referua Yuri Kim mund të jetë. dhe mund të mos jetë për bashkëqeverisje”, tha Berisha në konferencën për media.

Më herët Berisha u pyet se si do të veprojë nëse kryedemokrati Basha zgjedh që të mos e çojë në Kuvend, duke u shprehur: “Nuk është në dorën e kurrkujt të mos më çojë në Kuvend. Z. Basha dhe asnjë kryetar partie nuk mundet të bllokojë hyrjen në Parlament të deputetit të votuar nga qytetarët shqiptarë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura