Sandra Bullock rivesh uniformën e policisë me “The heat”

Jun 30, 2013 | 12:02
SHPËRNDAJE

Sandra Bullock kthehet në karakterin e saj të preferuar, atë të agjentes së policisë. Pasi ka vënë nën pranga ata që donin t’u bënin keq shoqeve të saj Miss-e, Bullock vihet në ndjekje të një bosi mafioz. Për herë të parë në historinë hollivudiane, një komedi që ka për protagonist një çift policesh krejt të ndryshme nga njëra-tjetra. “The heat”, premiera botërore ka nisur prej mbrëmjes së të premtes projeksionet shqiptare në kinema “Millennium” prej datës 28 qershor.

Komedia e drejtuar nga regjisori Paul Feig ka si protagoniste aktoren Sandra Bullock, fituese e çmimit “Oskar” dhe aktoren e njohur komike Melissa McCarthy. Sandra Bullock është agjentja speciale e FBI-së, Sarah Washburn, një hetuese metodike me një reputacion shumë të mirë, por edhe me një arrogancë ekstreme. Melissa McCarthy është oficerja e Policisë së Bostonit, Shannon Mullins, mjaft e zonja në punën e saj, por që e humb shumë shpejt durimin dhe i ndjek kriminelët duke i besuar instinkteve e inteligjencës së saj. Asnjëra prej tyre nuk ka pasur ndonjë partner ose të paktën një mik të vetëm.

Kur këto dy agjente të pamposhtura janë të detyruara që të bashkojnë forcat për të ndaluar një bos të pamëshirshëm të kartelit të drogës, do t’u duhet që të luftojnë jo vetëm kundër kriminelëve, por edhe kundër njëra-tjetrës. I cilësuar si “çifti i çuditshëm’ i kinemasë policeske “made in USA” Sandra Bullock dhe Melissa McCarthy (e njohur për rolin e saj në filmin “Bridesmade”) janë vlerësuar si një gjetje regjisoriale, por edhe si një rrezik, që regjisori e ka marrë parasysh, për vetë faktin se të dyja aktoret janë kaq të ndryshme nga njëra-tjetra, po aq sa edhe personazhet që ato interpretojnë. Por, duket se interpretimi i tyre ka krijuar një atmosferë mjaft të mirë në film dhe kritika e ka vlerësuar. “UNE GRUAJA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura