Gnabri sfidon Realin: Kualifikohemi në Madrid

May 6, 2024 | 15:38
SHPËRNDAJE

Serzh Gnabri nuk ka asnjë diskutim se Bajern Mynih do të sigurojë kualifikimin në fushën spanjolle. Ai e ka vendosur theksin te shfrytëzimi i rasteve.

gnabri

SULMUESI – “E dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë transferta në Shtutgart. Ata kanë krijuar grup shumë kompakt si në kundërsulme, ashtu edhe në mbrojte. I përgëzoj për guximin. Mendoj se ishim të barabartë në fushë, të paktën deri në minutën e 75′. Në fund humbëm përqendrimin dhe pësuam golat.

Kemi marrë me vete elemente pozitive, pavarësisht rezultatit. Mënyra sesi ekipi u soll në kushte jo normale ndaj Shtutgartit më pëlqeu. Ndonëse u evidentuan mungesa të rëndësishme në reparte të caktuar, ia dolëm të mbanin linjë konstante, e cila ndryshoi rrjedhë vetëm në minutat e fundit. Ndeshja me Realin është në derë dhe pres që ekipi të mos fal asnjë rast përpara kuadratit mik.

Humbëm disa shanse të arta shënimi duelin e parë. Saktësia do të jetë kryefjala karshi madrilenëve. Jam i sigurt se do të zgjidhim çështjen e kualifikimit me fitore në Spanjë”, përfundoi Serzh Gnabri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura