Salcat, zgjidhja e shpejtë e verës!

Aug 6, 2016 | 10:07
SHPËRNDAJE

Në verë, salcat janë zgjidhja më e mirë! Janë të ftohta, të freskëta dhe nuk kërkojnë shumë përbërës. Edhe nëse nuk i përfshin në sallata, mund t’i konsumosh thjesht, me pak bukë të freskët apo të thekur! Po ju propozojmë dy receta…

SALCË E BARDHË

Përgatitet me: 100 ml majonezë, 200 ml salcë kosi, 1 lugë mjaltë, 100 ml pana, kripë, pak lëng limoni ose portokalli.

Punohen me përzierës derisa masa të homogjenizohet dhe ruhet në frigorifer deri para përdorimit. Është salcë shoqëruese për perime të pjekura e të ziera, si dhe për mishrat e bardhë.

bfd

SALCË CEZAR

Përgatitet me: 250 ml majonezë, 100 ml kos, 30 g kaperi, 30 g açuge, 30 g mustardë, 30 g kopër.

Përzihen në mikser derisa salca të homogjenizohet. Ruhet në frigorifer deri para përdorimit. Përdoret për të shoqëruar sallatat dhe mishrat e kuq.

dbfjhds

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura