EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Egnatias beson tek kthesa kundër Dinamos: Nuk e lëshojmë kreun, shkojmë pa presion në ndeshjet e titullit

May 7, 2024 | 9:23
SHPËRNDAJE

Fundi i sezonit po rezulton emocionues dhe intrigues për Egnatian, që me dy disfatat e fundit në kampionat kundër Vllaznisë dhe Teutës rrezikon ndjeshëm kreun, që e mban prej 28 javësh.

zejnullai1

Rrogozhinasit do të luajnë të mërkurën kundër Dinamos për javën e 35-të, një ndeshje kjo që vendos jo pak për fatet e dy ekipeve. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, mesfushori Arbin Zejnullai shprehet se Egnatia do ta mbyllë në vend të parë kampionatin, pavarësisht luhatjeve të fundit. Ai i ka shënuar Dinamos 3 gola këtë sezon dhe shpreson që të bëjë të njëjtën gjë edhe të mërkurën. Mesfushori shpreh bindjen se skuadra rrogozhinase do të shkojë pa presion në ndeshjet që vendin titullin kampion.

Zejnullai, luani kundër Dinamos të mërkurën. Çfarë prisni nga ky duel?

Do të jetë një ndeshje e fortë, pasi të dy ekipet ndodhen në katërshen e parë. Po stërvitemi intensivisht për këtë sfidë dhe do të synojmë vetëm 3 pikët kundër Dinamos. Nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi përballë do të kemi një ekip pretendent, që nuk i mungojnë cilësitë. Duhet t’i marrim më të mirën vetes dhe të shfrytëzojmë në maksimum shanset që do të na krijohen.

I druheni faktit që Dinamo është “e uritur” për pikë dhe mund të humbisni vendin e parë?

Kemi vlerësim maksimal për Dinamon, është një ekip me histori në futbollin shqiptar dhe këtë sezon ka bërë mirë. Kemi objektivat tona dhe na duhem 3 pikët për të mbajtur kryesimin, siç kemi bërë prej muajsh. Na duhet ta mbyllim me dinjitet për të shkuar të qetë në finalen e kupës dhe në “Final 4”. Tani nuk lejohet asnjë gabim, pasi na kushtëzon në maksimum objektivat. Jemi gati për të luftuar deri në frymën e fundit për të ruajtur vendin e parë dhe shkuar pa presion në ndeshjet, ku do të vendoset titulli kampion.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura