Sadiku prezantohet te Levante: Nuk e mendova dy herë ofertën, De Biasi më ka folur për La Ligën (Video)

Feb 2, 2018 | 14:34
SHPËRNDAJE

Armando Sadiku ka folur si një lojtar i Levantes në konferencën për shtyp që ai pati sot, në ditën e prezantimit të tij në klub.

SADIKU2

Sadiku duket mjaft i lumtur për aventurën e tij të re dhe i gatshëm për të dhënë më të mirën për klubin e ri.

Më poshtë disa nga frazat kryesore të prezantimit të tij për klubin e ri.

sadiku45

“Jam një sulmues zone, ky është pozicioni ku ndihem më mirë.”

“Do të përpiqem të jam gjithçka për këtë fanellë dhe për këtë klub. Unë jap gjithmonë 100%.”

“Jam gati të luaj. Ndihem mirë psikologjiskëshit dhe nëse trajneri më beson, unë jam plotësisht gati për të dhënë më të mirën.

“E njoh kampionatin sepse kam qenë në kontakt me De Biasin dhe ai më ka folur për kampionatin spanjoll. Kur më erdhi oferta nga Levante, unë thashë menjëherë po, nuk e mendova fare.”

“De Biasi më tha se Levante është një klub i vogël, por është si një familje e madhe dhe për mënyrën se si unë i bëj gjërat është klubi perfekt. Në ato pak ditë që kam qenë këtu, kam kuptuar që ky klub është pikërisht siç më tha De Biasi”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura