Sa të rrezikuar jemi nga koronavirusi? Mjeku Tritan Kalo: I ngjashëm me gripin sezonal, ky i fundit e ka rrezikshmërinë më të lartë

Feb 24, 2020 | 22:30
SHPËRNDAJE

Frika ndaj koronavirusit në vendin tonë rritet, ndërsa në Itali deri më tani janë shënuar 7 viktima e 229 të infektuar.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, i ftuar në emisionin “real Story”, tha se kronavirusi është i ngjashëm me gripin sezonal, por shtoi se ky i fundit ka rrezikshmëri më të lartë.

tritan kalo

Po ashtu infeksionisti tha se në Kinë rastet më të mëdha kanë rezultuar me sukses dhe se pacientët janë shëruar për shkak të organizmit të tyre si dhe falë ndihmës mjekësore.

Në konceptim epidiemologjik, e gjithë bota konsiderohet si krahinë. Mundësia e përhapjes së një sëmundje për shkak të një lëvizje nuk është e pamundur. Pra nuk mund të bëjmë ‘Kasandrën’ dhe të themi; “ka hyrë sot, nesër apo do hyjë pasnesër”. Për shkak të lëvizjes, problemi kryesor është; COVID-19 është një infeksion i ngjashëm në ecuri, përhapje, me gripin sezonal. Në Itali vdesin 217 persona nga gripi sezonal dhe mediatizohet kronavirusi. 98% shpëtojnë.

Në kohët kur tamifluja u përdor për grupin e derrit, s’kishte asnjë studim. U përdor një analogji, pasi është një virus që mendohet se një antiviar mund të ketë efekt. Nëse i rekomandoni një mjeku suedez që të përdori Tamiflunë do thotë; “A keni lexuar libra apo jo?”. Organizmi vet është në gjendje të luftojë patologji të ndryshme, i ndihmuar nga trupa mjekësore nëpërmjet shumë gjërave.

Mjekët kinezë sot thonë; trajtimi bazë i të sëmurëve me koronavirus bëhet me; vitaminë C, trajtim antipiretik, ato që përdoren për ulje të temperaturave dhe nëse është e domosdoshme dhe asistenca respiratorë kur bën insuficienca. Mjekësia dhe mikroekonomia janë në gjendje të koordinohen dhe të japin rezultate. Në 100 të prekur, 80 prej tyre nuk shfaqin simptoma. Secili prej nesh mund ta kalojnë pa e ditur fare. 10 % e 20% adresohen tek mjeku. Nuk shfaqin asnjë gjë të veçantë. Kollë, dhimbje koke. Është grip. 2 % e tyre, shumë pak bëjnë evoluim dhe 0.7% prej tyre rrezikojnë. Gripi e ka rrezikshmërinë më të lartë.”, tha Kalo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura