Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ende janë duke u publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.
Faqja zyrtare e KQZ-së vazhdimisht po i publikon të dhënat e rezultateve nga të gjitha komunat e Kosovës.
Se kur do të publikohen rezultatet përfundimtare ka treguar për lajmi.net, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Për t’i shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014 dhe 2017 na janë dashur nga rreth 20 ditë, por se sa kohë do të na duhet kësaj radhe ne nuk mund ta dijmë këtë pasi varemi nga procedurat ligjore dhe dinamika e punëve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve”, ka thënë Elezi.
Ndërsa votat me kusht dhe me postë, ai ka thënë se do të numërohen gjatë ditëve të ardhshme.
Aktualisht janë publikuar të dhënat për 98.35% të votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 200.813, vota apo 25,52%.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka 195.403 vota, apo 24,84%. Partia Demokratike e Kosovës ka 166.907, apo 21.21%. Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 90.675 vota, apo 11,52%.
Kurse koalicioni Nisma-AKR-PD vazhdon të mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka 38.480 vota, apo 4.89%.
Theksojmë se në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al