Rudina Xhunga feston 1 qershorin e parë të Alanës

Jun 9, 2013 | 10:17
SHPËRNDAJE

Rudina Xhunga me të bijën Alanën për 1 Qershor
Alana e vogël, për këto festat e vitit të parë të jetës së saj, do të mësojë vetëm kur të rritet e të shohë fotografitë që mami dhe babi i shkrepin pa pushim. Afërmendsh që sot gëzimi është vetëm i tyre, sepse bukuroshja mjafton të dalë shëtitje, pastaj se ku shkon, nuk bën dallim. Gazetarja e moderatorja e emisionit “Shqip” në Top Channel, megjithatë mendon se mësimet e para nisin që tani, edhe pse Alana Hila është vetëm pesëmuajshe. Momenti i shkrepur në foto, është për festën e 1 qershorit, fotografi të cilën Rudina e ka ndarë me miqtë e faqes së saj në Tëitter. Kanë bërë fotografi të tjera pa fund, sepse dita e festës së parë të fëmijëve për Alanën ishte e gjatë. Nga nuk ka shëtitur me prindërit. E ka nisur ditën me vizitën në maternitet, ku mami e çon rregullisht për të gjitha kontrollet e nevojshme, sado që Alanës nuk se ia ka qejfi shumë. Më mirë të rrinte me arushët e lepurushët e saj të pelushit që nuk i mbajti të gjithë për vete. Në rrugicat poshtë shtëpisë, sado që nuk do të donte, është mësuar të shohë shpesh fëmijë të varfër që një nga burimet e ushqyerjes kanë kazanët e mbeturinave. U ka dhuruar lodrat që kishte menduar për ta, sepse mami këmbëngul ta bindë se festa është e të gjithë fëmijëve, jo vetëm e saja. Ama, edhe ca dhurata krejt për vete i pati. Nuk mund të mungonin për të dhuratat e të dyja gjysheve, të mamit e të babit, që përveç të tjerash, nuk presin data të shënuara për t’i dhuruar ndonjë gjë të vogël Alanës, qoftë edhe vetëm sa për të parë të qeshurën e saj të vogël, që atyre u mbush ditën. Ca vite më vonë, kur Alana të rritet, përmes albumit të fotografive, do t’i dëgjojë të rrëfyera këto festa të para të jetës së saj, si një përrallë e gjatë që mami Rudina me babi Dritani po ia bëjnë përditë e më të bukur.   Suplementi “Une Gruaja”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura