RTK ndërpreu transmetimin kur Rita Ora ia mori valles së shotës, ja arsyet

Feb 18, 2018 | 9:27
SHPËRNDAJE

Kur këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ishte në kulmin e koncertit në Prishtinë duke kënduar këngën e “Shotës” e paralajmëruar nga këngëtarja si befasi për këtë koncert, RTK-ja ka dështuar transmetimin e saj, raporton Insajderi.

Radio Televizioni i Kosovës, ka ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejt  të koncertit të Rita Orës për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në momentin që ora ka shënuar 22:00, Televizioni Publik e ka ndërprerë transmetimin e koncertit për t’i transmetuar lajmet e orës 22:00.

Por, një sqarim pse ka ndodhur kjo e ka dhënë redaktori përgjegjës, Lorik Arifaj. Ai në një postim në Facebook ka treguar se RTK ka pasur të drejtë të transmetojë vetëm dy këngë të Rita Orës. Mirëpo, KTV ka transmetuar thuajse të gjithë koncertin.

Ky është njoftimi i plotë i tij në Facebook:

Te nderuar po e shoh se perkunder paralajmerimeve ne RTK se kemi siguruar te drejten vetem te dy kengeve te Rita Ores, njerez te pa informuar dhe qellimkeqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-ne. Rita Ora ka kontrate ne Kompanine WARNER.

Si e tille nuk ka te drejte qe te kendoje dhe kenget e saj te transmetohen ku te do sepse ka marreveshje per te drejtat e autorit. Para se te merreni me shpifje lexoni ligjin per te drejtat e autorit e poashti edhe lexoni per gjobat qe mund te pasojne ne rast se shkelet marreveshja.

RTK bashke me Kompanine AMC ka arritur marreveshje me shkrim me ËARNER per keto 2 kenge te cilat ËARNER nuk ka lejuar te transmetohen as ne satelit, as ne Youtube e as ne rrjetet sociale por vetem ne territorin e Kosoves (Free To Air).

Po ua bashkangjes komunikimin e fundit me email.

P.S. RTK dhe AMC posedojne kontrate me shkrim per transmetimin e sontem andaj cdo transmetim tjeter televiziv eshte bere ilegalisht andaj ata qe e bene i dijne pasojat dhe dote ballafaqohen me to.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura