“Rrymë elektrike në skenë, absolut, gjigant”, Justina Aliaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Besim Zekthit: Identiteti i Valles Shqiptare

Jun 29, 2020 | 13:27
SHPËRNDAJE

Aktorja dhe kengetarja Justina Aliaj, teksa i ka shprehur familjes se te madhit Besim Zekthi, ngushellimet per ndarjen e tij nga jeta, ka ndare momente emocionuese nga njohja me te. 

Besim Zekthi Justina Aliaj- vallja e shqipes

“Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme”, shkruan ajo, duke shtuar se ai ishte absolut, rryme elektrike.

“E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi”- shkruan ajo, duke e cilesuar ate figure te patjetersueshme dhe e pashlyeshme ne memorien e saj. Justina Aliaj

Mesazhi nga Justina Aliaj 

Me idhnim te madh mesova se i i madhi i Valles shqiptare na la. Shpirterisht jam me familjen e Tij ne keto momente. Fati e solli ta njoh nga afer e te punoj nje spektakel me Idhullin tim, personifikim dhe identiteti i Valles Shqiptare ne zemren teme.

Rryme elektrike ishte Ai ne skene, hijerande e hireplot pushtonte Ai skenen dhe zemrat e spektatorve. Absoluti! E pashe nga afer si i rridhnin djerset mjeshtrit, si shiu i rridhnin. Kaluen dekada dhe une nuk e pashe ma Idhullin tim ne skene. E trishte. Sepse une nuk pashe ma askend te kercente si Idhulli im! Gjigandi

BESIM ZEKTHI me jepte inspirimin ta imagjinoj: sikur dilte nga brenda shkembinjve, fluturonte ane e kand, deri sa zbriste ne toke, ne lendine dhe hidhte Vallen e Shqipeve, si askush! Apo -Idilin kurbat-, si nga askush u trondita emocionalisht, e pashlyeshme ne memorien time. Faleminderit Figure e patjetersueshme!

BESIM ZEKTHI faleminderit per emocionin qe na dhurove, per emocionet e jashtezakonshme qe perjetuem nga madheshtija e Artit Tend!

Privilegj i i madh.

Familjes i i shpreh ngushellimet ma te thella e ma te sinqerta per dhimbjen e tyre  te madhe. Shpreh bindjen se, jo ma e vogel eshte dhimbja e humbjes per mbare Shqiperine. Lamtumire shkelqim! Lamtumire Besim Zekthi.

Perhere ne kujtesen time!

Justina Aliaj.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura