Rritja e inflacionit, ekspertja e ekonomisë në Panorama TV: Qeveria duhet të jepte bonuse të vazhdueshme për shtresat në nevojë, këta individë kanë ulur konsumin

May 27, 2023 | 12:56
SHPËRNDAJE

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, është shprehur se qeveria duhet të jepte bonuse të vazhdueshme për shtresat në nevojë, për të përballuar rritjen e çmimeve.

Komentet Nunaj i bëri përmes një interviste në Panorama TV, ku tha se personat që i përkasin shtresave në nevojë të shoqërisë, kanë ulur ndjeshëm konsumin.

Ajo shtoi se individët që i përkasin kësaj shtrese duhet të kenë të drejtën të jetojnë me dinjitet.

Pjesë nga biseda:

Nunaj: Buxheti i shtetit këto para i shpenzon për shërbime publike. Nuk është se në rastin e privatit. Shërbimet publike janë më të ulëta sasa kostoja.

A na privojnë paratë e shtesave në paga nga shërbimet publike?

Nunaj: Nëse neve flasim për rritjen njëzëri të shpenzimeve, buxheti i shtetit duhet të jetë 0-0. Ministrja Ibrahimaj ka deklaruar se këto para duhet të nxirren nga rishpërndarja e të ardhurave. Kjo rishpërndarje është një shpërndarje që përfitojnë vetëm një grup i caktuar, që janë punonjësit publikë. Pra në këtë rast ose do të kemi një rritje të taksave dhe tatimeve, që nuk ka pse të ndodhi, ose do të ulen shpenzimet në shëndetësi dhe arsim. Pra janë nisma që nuk janë të ndërlidhira. Nëse do të ndërlidheshim me njëra tjetrën, atëherë duheshin gjetur hapsirat se nga do të dalin këto para. Ata punonjës që realisht nuk japin produktin që duan, nuk kanë pse të jenë pjesë e administratës. Nuk është se pretendohet që çdo vit do të kesh të ardhura shtesë.

Gjykoni se duhet të kishte një paketë shtesë për shtresat në nevojë?

Nunaj: Është e vërtetë. Kur flasim për shtresat në nevojë, bonuset që jep qeveria duhet të jenë bonuse në vijimësi dhe jo për një periudhë të caktuar. Do të thotë se për çdo muaj qytetari duhet të ketë edhe një bonus plus. Produktet ushqimore kanë pasur inflacion deri në 12 %. Shteti duhet t’i përgjigjet qytetarëve përmes paketave sociale të përmuajshme. Këta individë kanë ulur ndjeshëm konsumin. Nëse nuk do të mbështeten me rritjen e të ardhurave, por përmes bonuseve ata mund të ndihmohen. Ndaj në këtë rast janë shtresa që e ka detyrim qeveria, që t’i ndihmojë ata ta përballojnë krizën dhe të jetojnë me dinjitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura