Rritja e çmimit të naftës/ Berisha akuzon qeverinë: Ka vendosur një seri taksash kundër logjikës fiskale! Duhet të luftojmë…

Mar 9, 2022 | 13:20
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për mosreagimin ndaj rritjes së çmimit të naftës. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se qeveria ka vendosur një seri taksash kundër logjikës fiskale.

“Për të denoncuar qëndrimin e papërgjegjshëm të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj situatës së krijuar javët dhe ditët e fundit me rritjen galoponte të çmimeve të energjisë, produkteve të saj por dhe çmimeve të tjera të produkteve ushqimore. Nuk mund të mohohet se Europa është në luftë dhe hijet e saj detyrimisht qëndrojnë ose përhapen në mbarë kontinentin përfshirë edhe Shqipërinë. Në këtë luftë, krahas armikut kryesor që janë hordhitë barbare ruse që po kryejnë krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainën e lirë dhe të pavarur, hordhitë e dyta, jo vetëm në Ukrainë tashmë, por në mbarë Europën janë spekulatorë që duan të pasurohen nga lufta.

Në këtë kontekst, është në detyrën më parësore të qeverive të vendeve europiane të luftojnë me vendosmëri spekulimin. Sot Shqipëria ka çmimet më të larta në Europë përsa i përket naftës dhe gazit, ndonëse është një vend prodhues i naftës në sasira të konsiderueshme, shqiptarët paguajnë naftën sot rreth 2 euro në treg, çmim ky që është më i larti i regjistruar deri sot në Europë. Pavarësisht se rrogat janë 10 herë më të ulëta se në Zvicër, Gjermani apo Austri.

Ky çmim stratosferikë i naftës që sot në bursë është 125 dollarë fuçia, nuk ka ekzistuar në vitin 2008 kur fuçia e naftës bruto luhatej në burs nga 150-200 dollarë. E gjitha kjo, çmim tërësisht i papërballueshëm është rezultat i një seri taksash të vendosura me arbitraritet dhe kundër logjikës fiskale mbi energjinë, naftën dhe gazin. Sot qeveria ka vendosur përveç, TVSH-së, taksën e qarkullimit që ekzistonte në 70 lekëm, u rrit në 270 lekë” – tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura