Rritet numri i viktimave në Maqedoninë e Veriut, regjistrohen 13 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve

| 14:57
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ne Maqedonine e Veriut ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fundit, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19, duke e çuar numrin e personave të shëruar ne 553.

koronavirus

Sipas qyteteve: Shkup-25, Kumanovë-13, Prilep-5, Strugë-1, Manastir-4, Ohër-1 dhe Koçani-4. 

Dy pacient kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup, një 58 vjeçar nga Zhelina Tetovës, dhe një 81 vjeçar, pacient nga Kumanova. Në Spitalin “8 shtatori”, ka ndërruar jetë një pacient nga Kumanova në moshën 47 vjeçe, i cili ishte pranuar në spital me 3 prill. Ndërsa në Spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66 vjeçe me sëmundje shoqëruese si ciroza dhe sëmundje të zemrës. Keshtu numri i viktimave nga Covid-19 në Maqedonine e Veriut ka shkuar ne 65.

Në 24 orët e fundit janë kryer 289 teste, prej të cilëve 13 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas qyteteve: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2. Me statistikat e fundit numri i personave të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon në 1399, prej të cilëve 781 raste janë aktive.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.