“Rrezik i lartë riinfektimi”/ OBSH për variantin e ri afrikan të koronavirusit: Ka disa mutacione, disa prej tyre janë shqetësuese

Nov 26, 2021 | 20:18
SHPËRNDAJE

Varianti i ri i koronavirusit i cili u zbulua në Afrikën e Jugut ka shqetësuar jo pak shtetet europiane dhe OBSH. Vendet e BE-së kanë rënë dakord që të pezullojnë fluturimet me Afrikën e Jugut për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

kreuobsh

Mbrëmjen e sotme Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë variant. Sipas tyre, nga provat paraprake rezulton se variant i ri mbart një rrezik më të lartë të riinfektimit në krahasim me variantet e tjera.

Varianti i ri i virusit është quajtur Omicron dhe deri më tani është identifikuar në Afrikën e Jugut, Botsvanë, Belgjikë, Hong Kong dhe Izrael. Sipas OBSH, Omicron është variant shqetësues.

Sipas tyre, ekspertëve të shëndetësisë u duhet disa javë kohë për të kuptuar dhe vlerësuar ndikimin e këtij varianti.

“Janë duke u zhvilluar një sërë studimesh dhe do të vazhdojë vlerësimi për këtë variant. OBSH do të komunikojë gjetjet e reja me Shtetet Anëtare dhe me publikun sipas nevojës. Individëve u kujtohet të marrin masa për të reduktuar rrezikun e infektimit nga COVID-19, duke përfshirë masat e vërtetuara të shëndetit publik dhe sociale si mbajtja e maskave, higjiena e duarve, distancimi fizik, ajrosja e hapësirave të brendshme, shmangia e hapësirave të mbushura me njerëz dhe vaksinimi” – thuhet në njoftimin e OBSH-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura