Rrëfimi rrëqethës i Sokol Mirakajt për kampin e Tepelenës: Dy fëmijë i lidhën afër çezmes

Apr 9, 2018 | 23:34
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sokol Mirakaj tregon se në darkë, njerëzit në kamp, rreshtoheshin për të zënë radhën për te soba, për të pjekur lendet që të shuanin sadopak urinë e për të tharë rrobat nga shiu, që i kishte zënë në punë në mal.

Uria kishte pushtuar gjithë kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë, kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë mollë, mbasi hëngrën mirë, u kthyen për t’u futur në kamp, ndërkohë i pa kapteri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtyllë, që ishte afër çezmës. Të dy fëmijët e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci të moshës 9 vjeç.

Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit rrinin brenda telave të kampit duke u dhënë kurajë: “Mos kini frikë, se ja ku jemi!”.

Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i morën familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo ditë dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët.

Dëshmia tronditëse e Sokol Mirakaj për Kampin e Tepelenës: Në kazermë jetonim 600 persona

Ish i dënuari Sokol Mirakaj, ka rrëfyer sonte në emisionin e ‘Opinion’ historinë e tij të vuajtjes në kampin e Tepelenës.

MIRAKAJAi shprehet se kushtet në kamp kanë qenë të këqija. Brenda një kazerme sipas tij jetonin 600 persona dhe hapësira për një person ishte sa një gazetë.

Mirakaj rrëfen se brenda kazermës jetonin bashkë gratë dhe burrat, sipas tij ishte ambient i rënd dhe jetohej në vështirësi.

“Dikur ishte një kamp ku ishim të ndarë nga njëri tjetri me copa gazetash. Ne ishim katër vetë, ngjitur me ne ishte një familje tjetër, gjysma e gazetës ishte hapësira për një njeri në kamp. Jetonim 600 veta brenda një kazerme, gra, burra, pleq, fëmijë, të sëmurë, të shëndosh. Për të gatuar gatuhej jashtë kampit në fund të fushës së kampit. 100 metra larg kazermave ku shkonim e merrnim ushqimin, atë ushqim të shkretë e hanim përpara se të futeshim në kazermë”, u shpreh Mirakaj.

Sokol Mirakaj rrëfen jetën në Kampin e Tepelenës: Ishte njësoj si në ferr

Sokol Mirakaj ka qenë shumë i vogël kur familja e tij, me vëllain, motrën, nënën e gjyshen, u transferua në kampin e Tepelenës. Ai nuk e kujton, s’ka se si, tmerrin e momentit të parë kur të hedhin nëpër kazerma, por jetoi aty aq sa për t’i krijuar kujtimet më vonë.

Sepse nëse një fëmijë mund të harrojë pamjet e shkretuara të vendit, s’mund të harrojë të ftohtin e urinë, dhunën e përbuzjen. As luftën e së ëmës që bënte ç’të mundte që fëmijët ta ndjenin sa më pak lemerinë ku po jetonin, menjëherë pas lindjes.

Të hënën në darkë, përballë gazetarit Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në TV Klan, Sokol Mirakaj ka rrëfyer atë eksperiencë të hidhur që kaloi në fëmijërinë e tij, ku sot disa zëra të lidhur emocionalisht me regjimin totalitar; duan t’ia heqin peshën e fajit.

“Nuk lamë fëmijë pas. Dolëm nga Ferri. Edhe pse po shkonim përsëri në internim ne dolëm nga Tepelena”,- tregon Mirakaj.

Në moshën 6-vjeçare, ai ka qenë në atë kamp, ku ata që përjetuan tmerret e atij kampi, e konsiderojnë si më të egrin, duke e identifikuar me Ferrin./opinion

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura