Rrëfimi i këngëtares shqiptare: Kam hequr dorë nga kënaqësitë “mëkatare”

Sep 6, 2018 | 19:37
SHPËRNDAJE

Xhesika Polo është ndër këngëtaret shqiptare më pa komplekse. Ajo është treguar gjithnjë e hapur përpra publikut dhe ka rrëfyer mbi jetën e saj.

Sot e ftuar sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan, këngëtarja tregoi për ndërhyrjen estetike që ka kryer në pjesën e belit për heqjen e dhjamit të tepërt.

Unë kisha kohë që mendoja të realizoja këtë ndërhyrje, por më mungonte iniciativa për ta bërë. Është pak e frikshme kur mendon që do hysh në një procedurë që do të ndryshojë komplet trupin dhe stilin e jetesës. Ndërhyrja ishte minimale, konstaton në futjen e disa shiringave, nuk jam prerë në lëkurë për të hequr pjesën e tepër dhjamore. Unë 4 ditë pas ndërhyrjes kam dalë në koncert, edhe pse mu desh të mbaja 4 javë një koncert dhe javët e plazhit i sakrifikova për një rezultat sa më të mirë. I kam ruajtur format e mia sepse nuk kam dashur të humb veten, sepse ato më identifikojnë. Tek krahët nuk kam ndërhyrë akoma, do ta bëj me ecje këtë pjesë. Unë nuk e kam patur kompleks mbipeshën, nuk më ka ndikuar në karrierë, por unë e mora këtë vendim sepse e ndjeja që kishte ardhur koha për një ndryshim dhe për stilin e jetesës. E mendova si një motiv për ta mbajtur këtë fizik. Kam filluar palestrën dhe kam hequr dorë nga këto kënaqësitë “mëkatare” dhe tashmë ndihem edhe më kofidente kur dal në skenë”, tha Polo./tvklan.al

xhesi1-933x445

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura