Roma gjen zëvendësuesin e Zaniolos, klubi verdhekuq pranë transferimit të yllit të Ajaksit

Jan 29, 2023 | 11:40
SHPËRNDAJE

Nikolo Zaniolo duket se e ka mbyllur përfundimisht me Romën dhe nga ana e italianit duket se nuk do të ketë më një kthim pas.

ZANIOLO 3

Klubi verdhekuq është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se e ka gjetur.

Bëhet fjalë për kapitenin e Ajaksit dhe Serbisë, Dushan Tadiç.

tadic

34-vjeçari nuk është më në planet e klubit holandez kështu është i gatshëm të bashkohet me Zhoze Murinjon në Itali.

Siç raporton “Corriere dello Sport”, mes palëve është arritur një marrëveshje dhe tashmë pritet vetëm “OK” nga Ajaksi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura