Pas promovimit të albumit, Rita Ora në zonën VIP

Aug 31, 2012 | 18:24
SHPËRNDAJE
Rita duke hyrë në klubin Mahiki

Dy prej artistëve të rinj më “Cool” të momentit në Britaninë e Madhe rrinë mjaft mirë në shoqërinë e njëri- tjetrit.

Shqiptarja, Rita Ora ishte në qendër të vëmendjes, së bashku me Harry Styles, këtë të enjte në klubin VIP, Mahiki.

Të dy yjet e muzikës POP, u bashkuan me DJ e famshëm të Radio One, Nick Grimshaw në zonën VIP të Mahikit.

Dallonte, Rita Ora, e cila ka suprizuar sërish me stilin e saj. Ajo kishte veshur një xhaketë kamuflazhi, ndërsa poshtë mbante një fustan tigër/print.

Rita Ora sapo ka prezantuar albumin e saj debutues në Britanine e Madhe, ORA!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura