“Rikthehet” Eduard Selami: Basha i dështuar, Berisha nuk është zgjidhje, duhet…

Mar 23, 2018 | 16:12
SHPËRNDAJE

Ish kryetari dhe një prej themeluesve të Partisë Demokratike, Eduard Selami reagon më në fund për zhvillimet në PD.

Përmes një statusi në faqen e tij në tëitter, Selami akuzon Bashën si shkatërrimtar të partisë, ndërkohë që sipas tij as Berisha është zgjidhje.

selami berisha basha

“Basha eshte  i deshtuar, Berisha nuk eshte zgjidhja, PD duhet reformuar mbi vlera demokratike”, shkruan Selami.

Ish deputeti i kësaj partie nuk kishte folur që prej shtatorit të vitit të kaluar, pasi Basha e la jashtë listave të kandidatëve.

eduard selami status

“Pavarësisht se kishte mangësi e manipulime dhe pavarësisht se Basha nuk është prononcuar ende për këtë fakt për turpin e tij, unë prapë i uroj suksese dhe shpresoj që PD të fitojë zgjedhjet e radhës. Unë i qëndroj asaj që nuk bojkotohet partia. Kritikët nuk i shërbyen as vetes dhe as Partisë Demokratike. Kam thënë që fushata ishte e pabarabartë dhe e padrejtë, por unë sërish e njoh legjitimitetin e zotit Basha sepse mendoj se është në të mirë të forcës sime politike”, – u shpreh Selami në emisionin “Top Story” në muajin shtator.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura