Rikonstruktohet shkolla e Velipojës, prej 42 vitesh s’kishte pësuar ndërhyrje

Sep 15, 2018 | 12:59
SHPËRNDAJE

Shkolla “Nikollë Zogorjani” është e vetmja shkollë në Velipojë e ndërtuar prej 1972, por që prej 42 vitesh nuk kishte pësuar ndryshim, përveçse disa ndërhyrjeve të vogla.

Këtë vit shkolla do të mirëpresë 370 nxënësit e saj në ambiente të reja.

Me iniciativë të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në cilësinë dhe të drejtuesit politik të qarkut Shkodër, si dhe mbështetjen dhe financimin e Dr. Abdullah Al Hadi, kreu i Gulf Mining Group, nga Oman, është bërë rikonstruksioni i plotë i saj.

Shkolla-Velipoje-BushatiMësuese Prenda Çardaku ka dhënë mësim prej 20 vitesh në këtë shkollë, dhe tregon se “Nikollë Zogorjani” është një shkollë me tradita të mira, por godina kishte degraduar, çka kishte çuar dhe në largimin e nxënësve. Duke falënderuar ministrin Bushati dhe donatorët  për kushtet e reja të godinës, ajo nuk e fsheh dëshirën për të dhënë mësim sërish, por tashmë në ambiente tërësisht të transformuara.

Rikonstruksioni i plotë i shkollës kap vlerën 340 milionë lekë, dhe përfshin klasat e reja, ambientet e jashtme, instalimin e sistemit të ngrohjes dhe sistemit elektrik.

Fenomeni i braktisjes se shkolles as nuk ekziston si term edhe pse, një pjesë e mirë e familjeve jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike. Maturantët e vjetshëm kanë patur një rritje kalueshmërie prej 14% me vitin paraardhës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura