“Revolucionarët nuk ngrihen për…”- Basha thirrje deputetëve të opozitës: Kush ka filluar t’i kuptojë lojërat, të distancohet me shpejtësi dhe t’i bashkohet betejës së PD-së

Apr 18, 2024 | 10:21
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një prononcim për gazetarët para nisjes së seancës plenare në Kuvend, është shprehur se PD ka dorëzuar ligje dhe amendamente, por mbahen pa u shqyrtuar.

Basha u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të distancohen kur të kuptojnë lojën që po luhet dhe t’i bashkohen betejës së PD-së.

“Pavarësisht përpjekjeve për të zhvendosur vëmendjen nga çështjet e vërteta, do t’i bëj të ditur opinionit publiku ku qëndron PD

Ligjet dhe amendamentet janë dorëzuar dhe i mbajnë aty në bashkëpunim me njëri tjetrin, ndërsa Revolucionarët nuk ngrihen për një krizë kushtetuese, Nuk është thjesht mandati i Xhaçkës, është krizë kushtetuese.

Ata e votuan amnistinë sepse janë bashkë, për interesat e tyre dhe kundër interesave shqiptarëve. Amnistuan të korruptuarit

Kush ka pritshmëri nga PS dhe aneksi i PS e ka gabim.

Thirrja ime ndaj atyre deputetëve të opozitës dhe grupit të PD që po fillojnë të kuptojnë se çfarë lojërash luhen, është të distancohen me shpejtësi dhe t’i bashkohen betejës së PD-së që është i vetmi faktor politik që i mbron interesave të shqiptarëve, qëndron për reformën në drejtësi, mbështet pa kushte SPAK dhe vlerat euroatlantike”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura