Intensiteti i lartë i reshjeve sjell probleme në disa qytete, Durrësi e Lezha “nën ujë”

Nov 6, 2019 | 19:35
SHPËRNDAJE

Intensiteti i lartë i reshjeve ka shkaktuar probleme në qytetin e Lezhës dhe Durrësit.

Sipas “Neës24”, në Lezhë është përmbytur lagja “Besëlidhja”, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve, ndërsa prezencë uji ka edhe në hyrjet e pallateve.

ss-6

Veç reshjeve të shiut, Lezha është përfshirë edhe nga erëra të forta gjë e cila ka shkaktuar rrëzimin e pemëve në disa zona.

Ndërsa në Durrës, reshjet e shiut kanë bërë që të përmbyten disa rrugë, duke shkaktuar probleme në qarkullim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura