Replikat në Kuvend/ Xhaçka: Im shoq biznesmen që nga ’91! Duhet një injorancë monumentale mbi ligjin për të besuar këto akuza. Deputeti i PD: Vini në Parlament me xhepat bosh e dilni me resorte me 5 yje

Jun 23, 2022 | 12:12
SHPËRNDAJE

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, teksa mohoi të ketë shkelur ligjin ajo apo familja e saj me përfitimin nga ligji për investimet strategjike, për akuzat e deputetit të PD, Agron Shehaj tha se “nuk e di se çfarë të mendoj, nëse e gjithë kjo është produkt i injorancës, apo i dashakeqësisë”.

“Besoj se është kjo e fundit, sepse duhet vërtet një injorancë monumentale mbi ligjin për të besuar vërtet këto akuza që keni kaq kohë që i përtypni si arrat”, u shpreh ministrja.

Por në replikën e tij, deputeti Shehaj tha se arsyeja pse Shqipëria është vend i varfër “është se moshatarët e tu ikin kur bëhen me fëmjë se ministrat kur matrin pushtetin s’kanë asgje pasi kanë qëndruar në pushtet 8 vite bënen me resorte me 5 yje me vlerë milina euro”.

“Meqë jam unë injorant, ky dokumenti është fakt e VKM. VKM thotë lejimi i përdorimit të brigjeve të detit, është fakt. Kushtetuta zonja ministre pikërisht se është vend i korruptuar Shqipëria ka një nen kastile për të ndaluar që ju si deputete e ministre të fusni duart në pronat publike. Ky është thelbi se keni pafytyrësinë të vini këtu të thoni çojeni në SPAK. Se s’keni turp të vini këtu me xhepat bosh e dilni me resorte me 5 yje e thua pa gjë të keqe do investoj miliona. Ku i gjetët milionat ju? Bëni transparencë”, tha Shehaj.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në replikën e saj për deputetin Shehaj tha se “nuk ka turp më të madh që me padijen tënde të hysh në këtë parlament duke paguar për mandatin e deputetit dhe ta blesh tekstin në politikë duke mashtruar dhe duke ngritur çështje që nuk qëndrojnë. Ju ftoj ta çoni në Gjykatë Kushtetuese, por paraprakisht të informoheni mbi vendimet e GJK dhe do t’ju lutesha të mos vini për të lincuar njerëz nga fusha që vini edhe ju. Unë nuk jam marrë me biznes, por rruga e tim shoqi ka 30 vjet që merret me biznes. Nuk mund të vish ti këtu dhe të hedhësh baltë në jetën e tij dhe të biznesit të tij”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura