Rënie e ndjeshme temperaturash dhe reshje bore, ja si do jetë moti nesër

Apr 7, 2021 | 15:51
SHPËRNDAJE

170489001_1148238615615476_3395163066439869691_n

Edhe ditën e enjte Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqendrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira këto më të theksuara përgjatë relieveve malore ku do të pasohen nga reshje bore me intensitet të ulët deri në orët e mesditës.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale dhe rritje në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë nga kuadrati i verit me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton intensitet deri ne 18-20m/sek, më e theksuar përgjatë zonave bregdetare duke u pasuar nga nje valezim i forces 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore -2°C deri në 8°C
zonat e ulëta 5°C deri në 15°C
zonat bregdetare 6°C deri në 16°C

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.