Rënia e konsumit të karburanteve, Partia e Lirisë: Pasojë e makutërisë së Edi Ramës, me çmimet qiellore të naftës që cakton përmes Bordit të vjedhjes

Aug 10, 2022 | 9:42
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me të dhënat e Doganave mbi rënien e konsumit të karburantit në vend.

tedi blushi

Përmes një postimi në facebook Blushi shkruan se sipas shifrave, konsumi i naftës ka arritur në nivelet e vitit 2020, vit ky kur vendi ishte nën kufizimet e pandemisë së Covid-19.

Sipas tij, këto janë pasojat e makutërisë së Edi Ramës dhe “Bordit të vjedhjes së qyetatarëve” me çmimet qiellore të karburantit që ata caktojnë.

Blushi shton se nëse qeverisë nuk i pëlqejnë të dhënat e doganave atëherë duhet të pranojë se niveli i kontrabandës së naftës së lejuar nga shteti është në nivelin 50%.

POSTIMI I PLOTË

Efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.

Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë.

Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve.

Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura