Renditja e Superiores / Vllaznia konfirmohet pretendente, ja situata pas ndeshjeve të së mërkurës

Dec 8, 2021 | 21:42
SHPËRNDAJE

Dy duelet e ditës së mërkurë në Kategorinë Superiore kanë dhuruar disa sfida interesante e rezultate të cilat kanë konfirmuar fillimisht se në këtë pikë të sezonit, luta për titull po zhvillohet mes tre skuadrave.

Kategoria Superiore Topi

Vllaznia, me fitoren 1-0 ndaj Partizanit, ka mbrojtur vendin e tretë në klasifikim dhe ka konfirmuar pretendimet që ka për t’i shkuar deri në fund garës për titullin kampion. Ndërkohë, Partizani humbi mundësinë që t’i bashkohet ekipeve që luftojnë për titull e tashëm duhet të mendojë si të ringjitë shkallët në javët e mbetura deri në ndërprerjen e kampionati, pa pritur merkaton e janarit.

Ndërkohë, ka luftë edhe në fundin e tabelës falë fitores së Skënderbeut ndaj Egnatias me shifrat 2-0. Skuadra e Memellit ka kapërcyer rrogozhinasit duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 8 dhe hedhur sytë drejt skuadrave që ka më lart në klasifikim pasi synon të largohet nga zona e ftohtë.

JAVA 12

Të martën
Tirana-Kastrioti 3-0
Dinamo-Teuta 0-1
Të mërkurën
Skënderbeu-Egnatia 2-0
Vllaznia-Partizani 1-0
Të enjten
Kukësi-Laçi 13:45

renditja

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura