Rekord viktimash nga Covid në Maqedoninë e Veriut/ 22 të vdekur dhe 561 të infektuar. Ja si paraqitet situata

Oct 25, 2020 | 20:41
SHPËRNDAJE

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rekord të zi sa i përket personave që kanë humbur jetën si pasojë e Covid. Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore atje thonë se kanë vdekur 22 persona.

covid ne maqedoni

Ndërkohë nga 1901 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid 561 persona, ndërsa janë shëruar 197 pacientë.

Rastet me Covid janë si më poshtë:

Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7408.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura