Refuzon të depilohet, vajza e Madonnas tërheq të gjithë vëmendjen në “Met Gala 2021” me pamjen e saj

Sep 14, 2021 | 14:44
SHPËRNDAJE

Vajza e Madonnas, Lourdes Leon, tregoi me krenari pjesët e pa depiluara të trupit në “Met Gala 2021”. Modelja, 24-vjeçare, nxiti një stuhi reagimesh në rrjete sociale me veshjen e saj ngjyrë rozë të errët me gurë.

lourdes leon (2)

Pavarsisht se kishte pamje sensuale me dekoltenë dhe barkun e zbuluar, të gjithë sytë ishin drejtuar tek disa zona të trupit të Lourdes, gjatë kohës që ajo pozonte para kamerave, shkruan “Page Six”.

lourdes leon (1)

Me flokët e saj madhështorë të zinj, të drejtë dhe me një gjatësi deri tek gjunjtë, Lourdes tregoi se është një përkrahëse e pamjes natyrore dhe e anti-depilimit.

Në disa momente, Leon pozoi me gjuhën jashtë, e ky veprim nuk i ka pëlqyer shumë njerëzve, të cilët kanë reaguar negativisht, duke i cilësuar fotografitë “të tepruara”.

Leon erdhi në jetë nga marrëdhënia që Madonna pati me ish-partnerin, Carlos Leon.

lourdes leon (2) lourdes leon (4) lourdes leon (3) lourdes leon (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura