Refuzimi i plotfuqishmërisë/ Çani: Rama po luan në mënyrë briliante, Meta ç’duhet të bënte?

Feb 22, 2018 | 21:28
SHPËRNDAJE

Moderatori Arjan Çani duke komentuar lëvizjen e Presidentit Ilir Meta, që refuzoi plotfuqishmërinë për negociatat me Greqinë, në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili u shpreh se kjo është lëvizje politike e kamufluar sipas ti.

“Është akt opozitar dhe sigurisht i kamufluar, me një bazë ligjore që nuk ke ca i thua fare. Në politikë ska më ca ke thënë, është ca thua. E para Idrizi thotë s’jemi vend serioz, ky është vend qesharak, cdo ditë thuhet në emisiione, pse papritur ne themi që ky vend të jetë serioz në këtë moment?

cani idrizi te eni

Serioziteti s’është një gjë që mund ta shpikësh në një moment. Unë I ndjek mediat e huaja dhe të gjitha i nxjerrin në shesh, Franca sa herë ka probleme me Gjermaninë palët janë të ndarë.

Nuk është se po shitet Shqipëria, nuk duhet ekzagjëruar.

Rama duam s’duam ne, po luan në mënyrë briliante, për herë të parë në 20 e ca vite ka rihapur një dosje që se kishte hapur asnjëri deri më sot, as doktori.

Rama s’fut njeri në burg por e uli Greqinë në tryezë, Meta c’duhet të bënte? Duhet të rrinte duarkryq?

Marrin vota me nacionalizmin këta vlla, dhe Meta është në të drejtën e vet ta bëjë këtë gjë.

Rama po luan kaq fort, pavarësisht se flet për camët dhe nuk i dihet cfare do bëhet…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura