Reforma në drejtësi, PS kundër LSI: Nuk e sakrifikojmë për konsensusin me PD

Aug 6, 2015 | 21:03
SHPËRNDAJE

Pak ditë më parë kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaroi se maxhoranca duhet ta kërkojë me çdo çmim konsensusin me opozitën për reformën në sistemin e drejtësisë.

Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj sot ne konference per shtyp
Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj sot ne konference per shtyp

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ai u shpreh se nuk mund të mendohet kjo reformë pa opozitën.

Por kryetari i komisionit për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj u shpreh se kjo reformë e nisur tashmë nuk mund të sakrifikohet për konsensusin politik në vend.

“Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e kemi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar edhe mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për ti dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, që kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i kësaj reforme”, deklaroi Xhafaj.

Ai tha se Kushtetuta do të preket në pjesën e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, Xhafaj theksoi se “kjo s’ka të bëjë me atë që ikën apo me atë që është. Ka të bëjë me institucionin e Presidentit. Ka dy opsione, që të mbetet kështu siç është ose të rikthehet në formulën e mëparshme. Ekspertët kanë arritur në përfundimin se ndryshimi i formulës me të njëjtat kompetenca ka ndryshuar balancën e pushteteve. Nuk mund të thuash që do zgjidhem me 71 vota dhe do kem kompetencat e një Presidenti të zgjedhur nga populli”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura