RECETA/ Sot provoni afrodiziakët

Feb 19, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Ne kete dite ‘nevojat’ që rriten thuajse në të gjitha senset, ushqimi afrodiziak është sugjerimi më i mirë. Me ushqim afrodiziak, për të gjithë ata që ende nuk e kanë hasur, kuptojmë të gjitha ato produkte të kuzhinës të cilat ngacmojnë fantazinë seksuale e për rrjedhojë, rrisin edhe dëshirën.

afrodiziaket per tekstin kryesor

Në fakt, është e gjitha një lojë mes partnerëve që joshin njëri-tjetrin, dhe po në këtë kuadër, femrat që marrin përsipër t’i përgatisin partnerit një darkë me ushqime afrodiziake ia arrijnë thuajse gjithmonë. Ushqimet që konsiderohen të tilla nuk janë fort të dashura për xhepin, edhe pse janë shumë të dashura për fytin, fantazinë e stomakun.

Molusqet e kryesojnë listën, sidomos ostriket. Por ka edhe produkte të tjera jo kaq të kushtueshme e që mund t’ju gjenden në shtëpi edhe pa kërkuar shumë nëpër dyqane. Speci djegës, hudhra, çokollata, luleshtrydhja, nuk është që janë aq të ndërlikuara për t’u gjetur se guaskat e rralla të detit apo se peshku salmon, që me informacionet e mia në Shqipëri nuk gjendet në shitje në rrethe të tjera, përveç Tiranës.

Një darkë e tillë, përveçse mund t’ju ‘ndezë’ gjatë konsumit, do t’ju argëtojë pa masë edhe gjatë përgatitjes, sepse e gjithë procedura shijon. T’i porosisësh në restorant disa nga pjatat e mëposhtme kushton shumë më shumë sesa t’i marrësh në shtëpi. Përgatitja e tyre nuk kërkon ndonjë gatim të rafinuar, sepse i gjithë sekreti qëndron te vetë format e ushqimeve.

Nga kërkimet rreth kësaj teme, pashë se dashuria përmes ushqimit funksiononte dhe praktikohej më shumë në 5 vende të Europës (Itali, Francë, Gjermani, Spanjë dhe Angli). Mos e shpërfillni, mund të japë efektin që kishit pritur prej kohësh… Ja dy receta:

Rizoto me shparguj

asparagus-risotto-2

Përbërësit: 350 gr oriz; 20 shparguj jeshilë; 1 qepë të kuqe; Verë të bardhë; Lëng mishi; Gjalpë; Djathë parmixhan të grirë; Vaj ulliri; Kripë; piper

Përgatitja: Në një enë skuqni qepën e grirë imët me pak gjalpë dhe vaj ulliri. Shtoni shpargujt e pastruar e prerë në copa. Shuajini me pak verë të bardhë. Hidhni orizin. Së pari, kaurdiseni, pastaj gradualisht hidhni lëngun e mishit derisa zierja të përfundojë. Ende pa avulluar i gjithë lëngu, hidhni parmixhanin e grirë dhe shërbejeni orizin menjëherë.

Tortë me çokollatë Tortë me çokollatë dhe spec djegës

Torta-cioccolato-e-peperoncino9

Përbërësit: 100 ml qumësht; 200 gr çokollatë të zezë; 100 gr sheqer; 100 gr gjalpë; 200 gr miell; 25 gr kakao; 4 vezë; Gjysmë bustine maja; për ëmbëlsira; Pak kripë; 1 spec djegës

Përgatitja: Vini qumështin me specin e prerë në copa të vogla në zjarr. Kur të jetë nxehur mirë, shtoni gjalpin dhe çokollatën e zezë që të shkrijnë. Shtoni edhe kakaon. Në një tjetër enë rrihni vezët me sheqerin. Punojini mirë dhe kalojini tek ena e çokollatës që ndërkaq duhet të jetë ftohur. Hidhni edhe miellin dhe vijoni të përzini me rrahëse elektrike, derisa brumi të jetë i njëtrajtshëm. Hidheni në tavën apo formën që do të përdorni për tortën dhe
piqeni për rreth 20 minuta në temperaturën 180 gradë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura