“Reagimi im do jetë institucional”- Zëdhënësi i Metës i përgjigjet ministres Gjonaj: Edhe falsifikatore edhe krenare

Feb 24, 2020 | 17:04
SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i është përgjigjur Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha sot, pas kallëzimit të Kreut të Shtetit në SPAK, reagimi i saj do të jetë institucional.

Me një shënim në facebook, Blushi shkruan: Edhe falsifikatore edhe krenare! Ti qofsh moj çupë!

tedi-blushi

Presidenti Meta depozitoi sot personalisht në SPAK padinë ndaj ministres së Drejtësisë, ndërsa vetëm pak dite më parë, përmes një konference për mediat, i kërkoi asaj të jepte dorëheqjen, me akuzën se ka falsifikuar protokollin e shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura