Reagimi i Ramës për dekorimin e Mazrekut në Has, deputeti i PD: Tentoi të ‘lajë duart’, veç sa agravon provokacionet

Jun 18, 2018 | 16:32
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD Tritan Shehu ka komentuar sot vendimin për shpalljen “Qytetari Nderi” i Hasit nga Bashkia e ketij qyteti, të Gafur Mazrekut, i cili plagosi me armë brenda ambienteve të Parlamentit, Liderin e Dhjetorit dhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari,

Sipas tij, “Kryeministri e Kryetari i PS me nje prononcim evaziv, vetem sa tentoi te “laje duart” si Pons Pilati”.

tritan shehu

Shehu ne nje postim ne rrjetet sociale shkruan:

“Dhenia e Mazrekut titulli “Qytetar Nderi”, nje akt i rende provokativ jo vetem ndaj Levizjes Demokratike, PD-se vete, por dhe ndaj te gjithe deputeteve te Kuvendit te asaj Legjislature, vecanerisht te atyre (te djathte e te majte), qe u ballafaquan ate dite me ate krim te rende, duke u revoltuar pa mase e tentur te ndihmojne Azemin e plagosur.

Pa dyshim ky vendim tejet i rende i Keshilltareve te PS, me kthen sot ne kujtese nje fakt te thjeshte e kuptimplote te 1997-tes, ate qe Mazreku qelloi mbi Hajdarin ne korridorin anesor te brendshem te Salles Plenare, pikerisht kur Hajdari po ecte i qete drejt asaj Salle nga ambjenti i pushimit, disa dite mbas perplasjes se tyre ne Podium.

Aty i ishte zene ajo “prite”.

Qartesisht dikush e induktoi, e nxiti a e detyroi Mazrekun per te realizur ate krim, kur dukej se gjerat ishin qetesuar.

Sic duket sot ai ose ata “dikush”, apo “hijet” e tyre, vazhdojne te thurrin perseri plane makabre e tragjike.

Por ndersa atehere edhe depute te PS me ndihmuan mua per t’i dhene Azemit ndihmen e pare ne vendin e ngjarjes (rripi i brezit qe une perdora per te ndaluar hemoragjine nga kofsha e tij ishte i nje kolegu socialist), per transportin e tij drejt spitalit, etj, sot ne kete agresin te ri kriminal, maxhoranca dhe Rilindja vetem hesht.

Se paku kjo Qeveri duhej menjehere te dekretonte bllokimin e atij vendimi, ndersa PS duhej te distancohej qarte nga autoret e ndeshkonte ata, qe sic duket si atehere me 1997 desherojne vetem te provokojne mbi nje krim diabolik, duke e perseritur ate.

Per kujtese, Roli i Pons Pilatit vecse agravon provokacionet”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura