Raundi i tretë për Presidentin/ Zbardhen diskutimet brenda grupit të PD, Tabaku: Mbajtëm qëndrim serioz. Alibeaj: S’ka asnjë arsye të marrim pjesë

May 26, 2022 | 11:31
SHPËRNDAJE

Zbardhen diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të PD, drejtuar nga Enkelejd Alibeaj paraditen e të enjtes, ku diskutohet për qëndrimin që do të mbahet në lidhje me raundin e tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

mbledhja e grupit parlamentar te pd alibeaj

Gazetari i Panorama Mariglen Kume raporton se PD është drejt braktisjes së procesit në raundin e tretë pasi akuzojnë kryeministrin për thyerje të marrëveshjes.

Gazment Bardhi: Tani e pas s’kemi asnjë arsye te vazhdojmë. Rama do ta vendosë vete Presidentin. Ne mbajtëm qëndrim korrekt.

Enkelejd Alibeaj: Sugjeroj qe s’ka asnjë arsye te marrim pjese. Ata thyen marrëveshjen.

Jorida Tabaku: Grupi diskutoi dhe mbajti një qendrim dinjitoz. Ne u qëndrojme parimeve. Rama tregoi edhe këtë herë që nuk ju qëndron marrëveshjeve.

“Panorama” mëson se deputetët demokratë Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku kanë qenë në të njëjtën linjë mendimi kur kërkuan: “t’i japim fund pjesëmarrjes tonë në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura