Rama u tërhoq nga akuzat, gazetari i ‘Le Iene’ tregon reagimin e redaksisë

Nov 21, 2017 | 13:20
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë javës së kaluar në një vizitë në Bulqizë, e ka quajtur “kazan” emisionin Italian “Le lene” në lidhje me një reportazh që ka bërë ky emision në Bulqizë.

taulant-1
Pas këtyre deklaratave të Ramës, emisioni reagoi ashpër, dhe kryeministri Rama pak ditë më vonë deklaroi se akuzat e tij ishin të nxituara, pasi nuk e kishte parë reportazhin
Në një lidhje direkte nga Italia për emisionin #DritaremeRudinën, gazetari i emisionit “Le lene” Taulant Kopliku, ka thënë se tërheqja e Ramës nga fjalët e tij në lidhje me reportazhin e zhvilluar në Bulqizë, është pritur mirë dhe është vlerësuar nga drejtuesit e emisionit./ I.M-Dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura