“Rama të largohet”, deputetja e PS i shkruan Arta Dades: Përmbahu, mllefi ndaj kryeministrit…

Feb 12, 2019 | 8:25
SHPËRNDAJE

Pas kritikave te hapura qe ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministre e Jashtme në qeverinë “Nano”, Arta Dade beri ne adrese te kryeministrit Edi Rama, per te cilin tha se duhet të largohet për t’i hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së, vjen reagimi nga deputetja e PS-se dhe kryetarja per Tiranen, Blerina Gjylameti.

Rama-Dadegjylameti

blerina-gjylameti

Me nje shenim ne faqen e saj ne FB, ajo shpreh keqardhje per deklaratat e bera nga Dade, duke i sugjeruar te permbahet, pasi si shkruan, “mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”.

Postimi i Gjylametit 

E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për cfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për cfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti s’kam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona… Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qënë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij . Pandëshkueshmëria më e madhe se në kohën e Saliut? Ah jo, ne gabime kemi bërë patjetër, po as kemi vrarë e as kemi grabitur Shqipërinë! Nëse ti mendon ndryshe, ke shkuar larg e dashur dhe mbase një kafe me ne të gjitha është koha që ta pish. Përqafime, Blerina

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura