Rama ‘sulmon’ opozitën për protestën: Të dalësh sot si barrikadë do të thotë të jesh qorr, shurdh dhe i padobishëm

Jan 14, 2018 | 13:47
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama i pranishëm në festën e Forumit Rinor Eurosocialist ka folur me tone të ashpra ndaj opozitës duke thënë se po bëjnë rolin e shurdhit dhe qorrit.

Rama shtoi po ashtu se shqiptarët nuk kanë shqetësimin se kush do shkojë para drejtësisë nga ata qe janë në skenën politike, apo ata që sot udhëheqin opozitën.

ramaaa

“Ti dalësh sot përballë si barrikadë, këtij stacioni historik me pretendimin se po bën luftë opozitare nuk do të thotë të jesh qorr shurdh dhe të jesh krejtësisht i pa përdorshëm dhe i panevojshëm për interesat e asnjë shqiptari të zakonshëm, as për shqiptarët që nuk na kanë votuar ne. Sepse përpara shqetësimit se kush do të shkojë përpara drejtësisë nga ata që sot janë në skenën politike.

Kush do të shkojë përpara drejtësisë nga ata që drejtojnë sot opozitën. Shqiptarët që e kanë votuar opozitën kanë shqetësimin se kur më në fund Shqipëria do të jetë pjesë e Europës së Bashkuar, dhe nuk do të kenë kurrë më damkën e mos qenurit pjesë e saj,” tha Rama.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura