“Rama pronar faktik i Xibrakës” – Balliu: A duhet të hetojë SPAK, apo duhet një hetim ndërkombëtar

Mar 29, 2024 | 16:23
SHPËRNDAJE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur se Rama është pronari faktik i Xibrakës.

434197969_949633583210216_9141653318846584409_n

Ai shton se ndaj Berishës u dha masë sigurie për shkak të mundësisë për ndërhyrjes në hetime si rrjedhojë e pushtetit, po tani që Rama është nën hetim a do të ketë masë arresti ndaj tij?

Balliu po ashtu shprehet nëse duhet ta hetojë SPAK këtë çështje apo duhet një hetim ndërkombëtar

Postimi i plotë:

Rama pronari faktik i Xibrakes!

Sot eshte e qarte per cdo qytetar, i majte dhe i djathte, se eshte vete Rama i kapuri ne flagrance ne dosjen Xibraka.

Eshte Rama garantori, i atij operacioni te nderprere nga aleatet nderkombetar.

Ne ceshtjen e ngritur ndaj liderit te opozites, nje nga arsyet qe gjykata ka shprehur per masen e sigurise arrest shtepie eshte mundesia e nderhyrjes ne hetim si rjedhoje e pushtetit.

Po tani, qe Rama eshte nen hetim a duhet te kete mase arresti, po tani qe Rama eshte nen hetim,a do te qendroje Rama ne kryeministri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura