“Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale”- Këshilltari i Ramës i përgjigjet akuzave të PD: E turpshme! E kemi sqaruar publikisht që…

May 31, 2020 | 18:31
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “përdor” avionin e shtetit shqiptar si “plaçkë personale”.

Me një shënim në facebook, Bardhi thotë se Rama përdori avionin e Air Albania-s si charter personal, ku shkoi në Paris për të kaluar fundjavën, ndërsa shton se kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhëtimi.

rama fuga bardhi

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?”, thotë Bardhi.

Pas këtyre akuzave ka reaguar edhe këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga, i cili i konsideron ato “të turpshme”.

Me një shënim në Twitter, Fuga shkruan se bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi, avioni përdoret veç për arsye pune

“E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!”, shkruan Fuga.

Postimi i plotë i Bardhit:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris  pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç’arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura