Rama nga Divjaka: Do ta arrijmë objektivin e 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit

May 31, 2021 | 13:34
SHPËRNDAJE

rama sere

Kryeministri Edi Rama thotë se mandati i tretë qeverisës i Partisë Socialiste, “do të sjellë më shumë mbështetje për sipërmarrjen në bujqësi e peshkim”.

“Ne do ta arrijmë objektivin e 1 miliardë € eksporte bujqësore në vit”, shton shefi i qeverisë.

Rama u ndal sot në Divjakë, në një kompleks të madh të serave për kultivimin e fidanëve në Ballkanin Perëndimor.

“Falë një njeriu të apasionuar fort po edhe falë mbështetjes së AZHBR, në një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh prodhohen çdo vit mbi 15 milionë fidanë?

Kjo serë xhami me teknologji moderne nga Hollanda, furnizon me fidanë jo vetëm tregun vendas por edhe tregun e huaj”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura