Rama ballë për ballë me homologun serb në Bruksel: Të shohim përpara. Vuçiç konfirmon vizitën: Në fund të majit, në Tiranë

Apr 21, 2015 | 15:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun serb Vuçiç në kuadër Samitit për Ballkanin që zhvillohet në Bruksel, organizuar nga Komisioni Europian.

Rama gjate takimit me Vucic

Ata janë fotografuar të qeshur duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, e më pas janë ulur në tryezën e bisedimeve përballë.

Rama dhe Vucic

Biseda mes dy Kryeministrave, sipas zyrës për shtyp të Ramës u përqendrua në projektet e përbashkëta të vendeve të Ballkanit perëndimor, të cilat do të paraqiten në takimin e sotëm mes drejtuesve të këtyre vendeve dhe zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian.

Projektet më konkrete për të cilat dy Kryeministrat dhanë mbështetjen e tyre të plotë ishin autostrada Nish-Prishtinë-Durrës, hekurudha që do të lidhë Beogradin me Budapestin dhe autostrada Adriatiko Joniane që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe Kroacinë në veri dhe Greqinë në jug të vendit tonë.

Kryeministri Rama theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë janë tejet të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik e social të Ballkanit dhe Europës në tërësi.

“Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara duke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas luftës së dytë botërore për Europën. Është e rëndësishme të kuptojmë të gjithë se Ballkani ka nevojë për Bashkimin Europian po aq sa BE ka nevojë për Ballkanin”- tha Rama.

Kryeministri Vuçiç shprehu mbështetjen e qeverisë serbe për projektet në fjalë dhe theksoi se “Bashkimi Europian duhet të kuptojë dhe mbështesë vendet e Ballkanit perëndimor dhe mbështetja projekteve në fjalë do të nxisin ekonominë e të dy vendeve”.

Kryeministri serb konfirmoi vizitën e tij në Shqipëri në fund të muajit maj ku do të marrë pjesë në konferencën e SECP që do të zhvillohet në Tiranë.

Rama në Facebook: Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara

“Me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për projektet e përbashkëta rajonale që do të nxisin ekonominë e vendeve tona dhe të Ballkanit, me besimin se Serbia dhe Shqipëria duhet të shohin përpara, duke bërë sëbashku për Ballkanin atë që Gjermania dhe Franca bënë pas Luftës së Dytë Botërore për Europën”, shkruan Rama në Facebook.

Takimi Rama-Vuçiç

*** 

Më herët, kryeministri Rama “ka patur nje mengjes pune me Kryeministrin e Kosoves, zotin Isa Mustafa dhe zevendeskryeministrin dhe Ministrin e Jashtem Hashim Thaci. Ne kete takim eshte diskutuar per projektet e perbashketa mes dy vendeve dhe projektet nga te cilat Shqiperia dhe Kosova do te perfitojne si rezultat i procesit te nisur ne Berlin nen udheheqjen e Kancelares Merkel.

Takimi Rama-Vucic

Kryeministri Rama eshte takuar edhe me Kryeministrin e Malit te Zi Gjukanovic me te cilin ka diskutuar rreth projektit te autostrades Adriatiko Joniane, projekt qe lidh Shqiperine me Malin e Zi dhe Greqine. Dy Kryeministrat diskutuan edhe mbi projekte te perbashketa ne fushen e turizmit, sidomos ne zonen e liqenit te Shkodres dhe lumit Buna.

Kryeministri i Shqiperise eshte takuar edhe me Komisioneren per Politiken e Jashtme Mogherini, me te cilen ka diskutuar te ardhmen europiane te vendit tone si edhe punen e qeverise shqiptare dhe reformat e ndermarra per te permbushur 5 prioritetet qe e afrojne Shqiperine edhe me shume me Bashkimin Europian”, bën me dije zyra për shtyp e Kryeministrisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura