Rama bën thirrje për rilindjen e BE: Brexit i ka dhënë tronditje të madhe

Jun 29, 2016 | 20:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë thotë se dëshira e tij për të hyrë në Bashkimin Evropian nuk është lëkundur nga Brexit, por ai bën thirrje për “ndryshime thelbësore” në natyrën e lidershipit të bllokut për të garantuar mbijetesën.
5773f71222b6b_294792773593f5da637f9d43d95d0998204770a2-1bn7toi

Në një intervistë për AFP, Edi Rama e ka përshkruar gjithashtu krizën e emigrantëve – ku qindra dhe mijëra njerëz të larguar nga shtëpitë kanë kaluar përmes Ballkanit – si një “turp për Evropën”.

Rama, 51 vjeç, e cilëson votën e popullit britanik për të dalë nga Bashkimi Evropian si “tronditjen më të madhe” të bllokut me 28 anëtarë, duke shtuar rëndësinë e BE-së për paqen dhe sigurinë në Ballkan.

“Në këtë rajon”, – thotë ai, – “ka mbetur diçka që në një farë mënyrë është zhdukur në vendet më të zhvilluara; kuptimi i vërtetë i Evropës si projekti më i madh për paqen, ashtu si për sigurinë dhe zhvillimin”.

“Pas Brexit, kërkohet një ndryshim thelbësor në natyrën e lidershipit evropian, përndryshe BE rrezikon të shpërbëhet pjesë-pjesë me pasoja që nuk mund të jenë pozitive”, thekson Rama.

Shqipëria është vend kandidat që prej mesit të vitit 2014 dhe Rama beson se anëtarësimi do të ndodhë “nëse BE ekziston një ditë kur Shqipëria të jetë gati”.

Lideri i Partisë socialiste dhe ish-kryetari i Bashkisë së Tiranë, foli për AFP në prag të Samitit të Ballkanit që do të mbahet javën e ardhshme.

Ndërkohë, Rama po punon që të miratojë në parlament një reformë për luftimin e korrupsioni në sistemi ne drejtësisë, si një parakusht i vendosur nga BE për anëtarësim.

“Drejtësia shqiptare është shembulli më i jashtëzakonshëm pse nuk është anëtare e BE-së dhe pse na duhen 10 vite për t’u bërë pjesë e saj. Është një turp për këtë vend”, shprehet ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura