Qytetarët shfaqën shenja të mpiksjes së gjakut/ Disa vende ndalojnë përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’. Pritet nisja e hetimeve

Mar 11, 2021 | 17:43
SHPËRNDAJE

Disa vende evropiane ose kanë pezulluar përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’ si një masë paraprake ose kanë ndaluar përdorimin te një grup specifik qytetarësh. Ky vendim erdhi pasi disa persona shfaqën shenja të mpiksjes së gjakut me marrjen e vaksinës.
Astrazeneca

Si prodhuesi i ilaçeve anglo-suedeze ashtu edhe rregullatori i ilaçeve në Evropë thanë se vaksina ishte e sigurt, edhe pasi Danimarka, Norvegjia dhe Islanda njoftuan të enjten se do të ndalnin përkohësisht të gjitha vaksinat AstraZeneca për të hetuar rastet.

Ndërkohë, autoriteti kombëtar i ilaçeve i Italisë ndoqi Austrinë, Estoninë, Letoninë, Luksemburgun dhe Lituaninë në ndalimin e përdorimit të saj.

Agjencia Evropiane e Barnave tha këtë javë se 22 raste të mpiksjes së gjakut ishin raportuar që nga 9 Marsi midis më shumë se 3 milion njerëzve të vaksinuar me AstraZeneca, në Evropë, por nuk kishte asnjë provë deri më tani që lidh AstraZeneca me dy rastet në Austri.

AstraZeneca, e cila zhvilloi vaksinën me Universitetin e Oksfordit, tha se siguria e dozave të saj ishte studiuar gjerësisht në provat njerëzore dhe se të dhënat e vlerësuara nga kolegët kishin konfirmuar se vaksina përgjithësisht nuk krijonte probleme.

Vaksinat e saj ishin subjekt i kontrolleve rigoroze të cilësisë dhe se nuk kishte pasur “asnjë ngjarje serioze anësore të konfirmuar lidhur me vaksinën”, ka thënë Agjencia e Barnave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura