Qytetarë që vrapojnë, plumba dhe gjak! Publikohet pamjet nga vendngjarja ku mbetën të plagosur dy shqiptarët në Greqi

Jan 22, 2022 | 20:19
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë dhe një shtetas iraken mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme në Athinë.

Ngjarja ndodhi në një furrë buke në zonën e Voula-s. Mediat greke kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë të furrës.

Siç shihet nga pamjet e publikuara, duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.

Dy persona raportohet se po pinin kafe në furrën e bukës kur një makinë tip xhip me katër persona ndaloi aty pranë.

Nga automjeti zbritën dy persona dhe iu afruan tavolinës ku po konsumonin kafe dy të tjerët. Mes tyre ka shpërthyer një debat e cila degjeneroi në përplasje fizike.

Personi që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokët e tij dhe më pas nxorën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve shqiptarë.

Pas ngjarjes ata u larguan me shpejtësi, ndërsa policia është vendosur në kërkim të tyre. Paraprakisht, mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

thika-640x580

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura