“Qenka tmerr”/ Gazetarja nga Shkodra humb betejën me koronavirusin, çfarë shkruante pak ditë më parë në rrjetet sociale. Dedikime prekëse nga miq e kolegë

Apr 10, 2021 | 9:48
SHPËRNDAJE

anila-dyshi-780x405

Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, pasi nuk arriti ta fitonte dot betejën me koronavirusin. Lajmin për vdekjen e saj mëngjesin e sotëm e bënë miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale, duke bërë dhe dedikime prekëse.

anila dushi gazetare

Vetë gazetarja kishte shkruar pak ditë më parë në rrjetet sociale se kjo sëmundje e shkaktuar nga koronavirusi “qenka tmerr”.

Anila Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës ku luftoi me sëmundjen prej disa ditësh. Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe në televizione lokale e kombëtare.

Disa nga reagimet në rrjetet sociale

Voltana Ademi

“E vështirë me e nis ditën me një lajm të trishtueshëm! Anila Dushi, shoqe, mike, mësuese e gazetare, nuk asht ma mes nesh. Humbje për gazetarinë, publicistikën, miqtë e të njohurit e shumtë e mbi të gjitha për të afërmit.
Pushofsh në në paqe Anilë, do të të kujtojmë gjithmonë! Lamtumirë!

171729098_466161494437489_8004518668186844620_n

Senida Mesi
“Ky virus i rrezikshëm i mori jetën sot një gruaje të fortë dhe gazetares të shkëlqyer, shkodranes Anila Dushi. Edhe në momentet e fundit të jetës arrite të shkruash e të ndash me ne dhimbjen dhe luftën që po bëje me Covid….
Është shumë trishtim dhe mërzi kur humbet miq e të njohur, më të cilët ke bërë një rrugëtim jete, sado i vogël të ketë qenë ai.
Ideja e humbjes dhe mendimi që nuk do i takosh më, lë një vend bosh…… e sot secili nga ne ka shumë vende bosh në mendje e zemër…..
Anilë, të qoftë i lehtë dheu dhe do të kujtoj gjithmonë si miken që asnjëherë nuk kurseu fjalët e ambla për mua. ?..
Ngushëllime familjarëve dhe miqve! ??…”

Benet Beci

“Sot mësova lajmin e keq të ndarjes nga jeta të një ikone të gazetarisë në Shkodër, Anila Dushi.
Kushdo që e njihte, merrte pas vetes pozitivitetin dhe seriozitetin e saj për të bërë gjërat si duhet.
Kjo është një ditë e trishtë jo vetëm për komunitetin e gazetarëve, por për të gjithë qytetin e Shkodrës.
Gjej rastin ti shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura