Qendra e ekstremit të djathtë drejt fitores në Itali, deputeti i PD: Ndryshim i rëndësishëm edhe për rajonin tonë

Sep 26, 2022 | 8:45
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu e ka cilësuar ngjarje të rëndësishme fitoren e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë në Itali.

307767634_3342170349353273_7974784357721443874_n

Shehu shkruan në një status në rrjetet sociale se ky është një ndryshim i rëndësishëm dhe pozitiv jo vetëm për Italinë por edhe për rajonin.

“Fitorja e “Kolicionit te djathte”, nje eveniment i rendesishem per Italine, Europen dhe vendin tone.

Tashme qe qartesisht eshte konfiguruar kjo fitore, Italia duhet uruar!

Urimet me te mira Melonit si Kryeministre e ardheshme dhe “ Fratelli d’Italia”

Urimet me te mira Berlusconit e Salvinit me “Forza Italia” dhe “Lega”.

Nje ndryshim ky shume i rendesishem pozitiv jo vetem per ate vend, partner i yne strategjik, por per shume me gjere.

Shume i rendesishem ky ndryshim edhe per Rajonin tone ku interesi e roli i Italise mike per stabilitetin, rrugen tone Perendimore e integrimin europian, do te marre nje forcim e ritje te konsiderueshme.

Elemente keto te perputhshem me aspiratat tona jetike.

Dhe nje here urimet me te mira Qeverise se re te Italise e personalisht Melonit!”, shkruan Shehu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura