“Qemal Lame falsifikator i porositur i shkrimtarit të realizmit socialist Ismail Kadare”- Ilir Demalia: Pse po i jep material të “persekutuarit” të Stokholmit

Aug 17, 2020 | 18:04
SHPËRNDAJE

Ilir Demalia e konsideron falsifikator të porositur për shkrimtarin Ismail Kadare, ish-kryehetuesi në periudhën e diktaturës komuniste, Qemal Lame.

117826755_10223627272370889_5608527755841299490_n

Pas artikujve të publikuar kohët e fundit në Gazetën “Panorama”, Demalia thotë se Lame duhet të ekstradohet nga Gjermania dhe të gjykohet njësoj si nazistët.

Reagimi i plotë:

Turpi i ka kaluar kufijtë e turpit. Kryehetuesi i Shqipërisë nga vitet 1982-1992 Qemal Lame, përgjegjës për torturat fizike-psiqike në qelitë e hetuesive dhe për montime gjyqesh politike, tashmë shfaqet si falsifikator i porositur i shkrimtarit më të madh te realizmit socialist shokut Ismail Kadare, duke na e paraqitur ne librin e tij, “Dritë hijet e kohës”, Ismail Kadaren, si kundërshtar i regjimit i ndjekur si komlotist dhe përgatitur vdekja nga E. Hoxha.

Shoku Qemal Lame, është nxituar për ti dhënë material të “persekutimit” të Kadaresë, Stokholm-it, se këtë shtator, nuk do të ketë ndarje të çmimit Nobel. Ka dhe një vit për të shtuar falsifikime, gënjeshtra fantazi delirative të një krimineli si shoku Qemal, për ‘disidencën dhe rrezikun” për jetën qe ka pasur Ismail Kadare në diktaturë.

Qemal Lame, në vend që të ekstradohet nga Gjermania, vendi ku jep fonde për DEKOMUNISTIZIMIN e Shqipërisë, si Shoqata të persekutuarish apo Instituti Studimeve te Komunizmit, që nuk thonë një fjalë, të kërkojnë ekstradimin e Qemal Lames në Shqipëri të gjykohet si dikur nazistët, ata i bashkëngjiten Lames-për “disidencën” e Kadaresë.

Shoqërisë shqiptare i mungon kodi moral i së drejtës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura