Puna në të zezë/ Rama thirrje: Denonconi punëdhënësin që të paguheni! Masë deri me burg për ata që luajnë me gjakun e të tjerëve

Apr 3, 2020 | 18:07
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje personave që punojnë në të zezë, që të denoncojnë punëdhënësin, që të marrin paratë.

Në një lidhje live në facebook, Rama u shpreh se qeveria nuk mund të thotë se do t’i paguaj të gjithë ata që punojnë në të zezë, pasi mund të abuzohej, ndërsa shton se e vetmja zgjidhje është denoncimi i kompanisë, apo i personit që i ka paguar në të zezë.

rama

Rama paralajmëroi masa të ashpra për ata që mbajnë punonjësit në të zezë, deri edhe në heqjen e lirisë.

“Për punën në të zezë është shumë problem dhe ata vërtetë janë në hall, por ju lutem shumë atyre të vërtetëve, jo atyre që i qajnë hallet atyre dhe nuk kanë bërë asnjë punë për vete, si mund ta zgjidhi shteti këtë çështje.

Si ta zgjidhi shtetin hallin e shumëkujt që ka punuar në të zezë, sepse nëse d o të thoshim që do të paguajmë të gjithë ata që punojnë në të zezë do të vinin ehe ata që vetëm komentojnë në facebook.

Ata që punojnë në një kompani në të zezë dhe sot janë në hall, ta denoncojnë se ku kanë punuar dhe kush është personi që të ka paguar në të zezë dhe t’i themi atij personi ti do ta paguash atë dhe në masat e reja, ato të pikatores së lehtësimit dhe shtrënguese, po përcaktojmë dh enjë masë për ata që luajnë me gjakun dhe djersën e njerëzve, që mund të shkojë deri në heqje lirie, por duhet të denoncohen. Ata që po vuajnë për bukë, nuk janë në gjendje të denoncojnë atë që nuk po të paguan sot?”, tha Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura